zgjeruar

Nga Wiktionary

ZGJERUAR mb.

  • 1. Që është bere i gjerë a më i gjerë, që është hapur a është shtrirë më shumë; kund. i ngushtuar. Rrugë e zgjeruar.
  • 2. Që është shtrirë në një sipërfaqe më të madhe, që është hapur më shumë, i zmadhuar; kund. i ngushtuar. Dhomë e zgjeruar. Repart i zgjeruar.
  • 3. Që është më i gjerë se zakonisht; ku, përveç anëtarëve të zakonshëm, marrin pjesë edhe të tjerë (të ftuar etj.). Mbledhje e zgjeruar. Plenum (aktiv)i zgjeruar.
  • 4. Që është më i madh e më i plotë nga ç'ishte më parë, që ka një përbërje a një përmbajtje më të gjerë e më të plotë se zakonisht; që është shtuar e zgjeruar me pjesë të tjera. Program i zgjeruar. Ribotim i zgjeruar. Riprodhim i zgjeruar. Fjali e zgjeruar. gjuh.