zgjeroj

Nga Wiktionary

ZGJEROJ kal.

  • 1. E bëj diçka të gjerë a më të gjerë, e hap a e shtrij më shumë; kund. ngushtoj. E zgjeroi vrimën. Zgjeruan rrugën (kanalin). Zgjeroi dritaren. Zgjeroi pantallonat (fundin). Zgjeron enët e gjakut. Mos e zgjero më!
  • 2. Shtrij në një sipërfaqe më të madhe, hap më shumë; zmadhoj; kund. ngushtoj. Zgjeroi shtëpinë (oborrin, kopshtin). Zgjerojnë tokën e mbjellë (sipërfaqen e tokës së punueshme). E zgjeruan fabrikën (repartin). Zgjeruan zonën e luftimeve.
  • 3. fig. Përhap a shtrij në një rreth më të gjerë, e bëj më të përgjithshëm a më të plotë; përfshij në të një numër më të madh. Zgjeron fushën e veprimit (e veprimtarisë). Zgjeruan ndihmën (përkrahjen, bashkëpunimin, marrëdhëniet). Zgjeron mundësitë. Zgjeruan lëvizjen sportive. Zgjeroi luftën. Zgjeruan grevën.
  • 4. E bëj më të pasur e më të gjithanshëm, e mbush a e shtoj me diçka të re, e plotësoj me të dhëna të tjera, e rrit. Zgjeron njohuritë (dituritë, horizontin). Zgjeron tematikën. E zgjeroi veprën. Zgjeron prodhimin.