zgjatem

Nga Wiktionary

ZGJATEM vetv.

  • 1. Bëhem i gjatë a më i gjatë nga sa jam. Sa u zgjat djali (vajza) I iu zgjatën flokët (thonjtë).
  • 2. Shtrij trupin a gjymtyrët për të arritur diçka që është larg ose për të parë a për të dëgjuar më mirë diçka; vet. veta III shtrihet, drejtohet. U zgjat për të parë (për të dëgjuar). U zgjat për ta kapur. U zgjat nga dritarja. Krahët zgjatën përpara.
  • 3. vet. veta III. Shtrihet a hapet në një truall të caktuar ose në një drejtim të caktuar, shtrihet e arrin gjer në një vend. Rruga zgjatet buzë lumit. Shtyllat zgjaten deri në fshatin më të largët. Zotërimet e tyre zgjateshin deri në Drin.
  • 4. Merrem me diçka a bëj diçka për një kohë më të gjatë nga sa duhej ose nga sa ishte menduar, e kaloj kohën e parashikuar; vijon më shumë se ç'duhet. U zgjat shumë me fjalë. Mos u zgjat më! U zgjate ca. Kjo punë u zgjat e u bë tërkuzë.
  • 5. vet. veta III. Bëhet më e gjatë (për kohën); kund. shkurtohet. U zgjat nata (dita). Iu zgjat jeta. Iu zgjatshin ditët! ur.
  • 6. Pës. e ZGJAT 1,2,4,5.
  • I janë zgjatur (i janë rritur) thonjtë keq. shih te THUA, THOI.