zezoj

Nga Wiktionary

ZEZOJ kal.

  • 1. E bëj të zi, e nxij.
  • 2. fig. Ia nxij jetën dikujt, ia prish e ia shkretoj jetën, e fut në mjerim e në brenga; prish, shkatërroj diçka. Ia zezoi të ritë. Ia zezoi zemrën. E zezoi shtëpinë. E zezoi punën.
  • 3. fig. E bëj me turp dikë, ia nxij faqen. Ia zezoi fytyrën. I zezoi prindërit. I zezoi ai djalë!