zemërdjegur

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

ZEMËRDJEGUR mb.

  • 1. Që ia ka plagosur zemrën një fatkeqësi e madhe (vdekja e një njeriu shumë të afërt e të dashur), që është përvëluar nga një hidhërim i madh; zemërpërvëluar. Nënë zemërdjegur.
  • 2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Iu bënë sytë ujë, zemërdjegurës.
  • 3. si ndajf. Me zemër të djegur nga një hidhërim i madh, nga humbja e një njeriu të dashur etj. Shkoi zemërdjegur.