zekth

Nga Wiktionary

ZEKTH m.

  • 1. zool. Kandërr me krahë, me trup sa një mizë e madhe, që fluturon me një zhurmë të veçantë dhe që gjatë pranverës e verës pickon gjedhin e i thith gjakun. Zekthi i zakonshëm. Pickimi i zekthit. E zuri zekthi.
  • 2. veter. Sëmundje e gjedhit, që shkaktohet nga larvat e zekthit dhe që shfaqet me dëmtimin e lëkurës. Sëmundja e zekthit. Lopë me zekth.
  • 3. fig. bised. Dëshirë e madhe për diçka, që s'të lë të qetë; merak. Zekthi i punës. Zekthi i dashurisë (i lirisë). I futi zekthin. I ka hyrë (e ka zënë) zekthi.
  • I ka hyrë (i ka hipur, i ka kërcyer) zekthi (miza)
  • a) nuk është më i qetë, sepse ka parë a ka marrë vesh diçka, s'i rrihet më;
  • b) është nxehur shumë, i ka hipur inati në kokë. I shtiu zekthin dikujt shih te SHTIE.