zdrit

Nga Wiktionary

ZDRIT kal. 1. E mbuloj me dritë e me shkëlqim, e ndriçoj. E zdriti dhomën (shtëpinë, vendin). Fishekzjarrët zdritën qiellin. 2. jokal. vet. veta III. Ndrit, shkëlqen. Zdriti mali (vendi). I zdrit ylli në ballë. Zdriti dielli. 3. jokal. vet. veta III. Kalon drita nëpër të, përshkohet nga drita. 4. fig. E bëj të qartë e të kuptueshme diçka, e sqaroj, e ndriçoj. E zdriti mendimin. E zdriti me shembuj (me të dhëna). Ua zdriti mendjen. Zdrite çështjen!