zbulues

Nga Wiktionary

ZBULUES m.

  • 1. Ai që zbulon diçka të re, ai që bën një zbulim; shpikës. Zbulues i guximshëm. Gëzimi i zbuluesit.
  • 2. usht. Ai që mbledh të dhëna të ndryshme për armikun, për terrenin, për mjedisin etj. në vendin ku parashikohet të zhvillohen veprime luftarake, ai që merret me zbulim. Zbuluesit tanë. Zbuluesit e armikut. Grup (togë, skuadër) zbuluesish. Detyra e zbuluesit. Të dhënat e zbuluesve. Nisi zbuluesit.

ZBULUES mb.

  • 1. Që bëhet a që kryhet për të zbuluar diçka të re e të panjohur; që bën një zbulim. Kërkime zbuluese. Udhëtar zbulues.
  • 2. usht. Që ka për detyrë zbulimin e armikut; që shërben për zbulim. Patrullë zbuluese. Mjete zbuluese. Aeroplan zbulues. Anije zbuluese. Veprimtari zbuluese.