zbulohem

Nga Wiktionary

ZBULOHEM vetv.

  • 1. Më hiqet ose më ngrihet mbulesa, veshja a mbështjellja dhe dal në shesh; zbuloj veten; kund. mbulohem. U zbulua fëmija. Zbulohet shpesh në gjumë.
  • 2. kryes. veta III fig. Shfaqet, duket, del në shesh, del hapur, bëhet i njohur (një veprim, një synim, një e dhënë etj. ose dikush). U zbulua menjëherë. Mos u zbuloni pa urdhër! Më në fund u zbulua edhe ai foli, tha ato që dinte.
  • 3. Pës. e ZBULOJ. Lapidari u zbulua nga një veteran. U zbulua një varr i lashtë. U zbuluan rezerva të mëdha. U zbuluan boshllëqet (dobësitë, të metat). U zbulua komploti. Ligjet e zhvillimit të shoqërisë janë zbuluar nga Marksi dhe Engelsi.
  • Iu zbuluan (i dolën) lakrat lakrorit shih te LAK/ËR,~RA.