Jump to content

zbrazur

Nga Wiktionary

ZBRAZUR mb.

  • 1. Që ka mbetur pa gjë ose pa njeri brenda, që është zbrazur. Shishe (kuti) e zbrazur. Fishek i zbrazur. Pushkë e zbrazur. Vend i zbrazur. Rrugë të zbrazura. Mbeti i zbrazur.
  • 2. edhe fig. I zbrazët. Jetë e zbrazur.

ZBRAZUR ndajf.

  • Pa gjë ose pa njeri brenda, bosh. Salla kishte mbetur zbrazur. Me duar zbrazur. Me bark zbrazur.
  • E nxori (e përcolli, e qiti) me duar zbrazur (me duar thatë, me duar bosh) shih te THATË 3.