Jump to content

zbrazëti

Nga Wiktionary

zbrazëti f.

  • 1. Të qenët pa gjë brenda, të qenët i zbrazët; vetia e diçkaje që është e zbrazët, Zbrazëtia e dhomës. Mbushullia dhe zbrazëtia. Ka zbrazëti.
  • 2. Vend pa njeri a pa gjë tjetër, hapësirë e zbrazët, vend bosh. Zbrazëti e madhe (e pafund). Zbrazëtia e qiellit. Zbrazëtia në mes të dërrasave. Lë zbrazëti. U gjet një zbrazëti. Mbush zbrazëtinë.
  • 3. fiz. Hapësirë pa ajër a pa ndonjë gaz tjetër. Zbrazëti e plotë. Lëvizja në zbrazëti.
  • 4. fig. Mungesë e diçkaje, e metë në një punë, në një fushë a në një veprimtari; shkëputje a ndërprerje në diçka; detyrë a diçka tjetër e paplotësuar. Zbrazëti të mëdha (të ndjeshme). Zbrazëti kulturore. Zbrazëti në sistemin e arsimit (e edukimit). Zbrazëtitë e nxënësve. Krijon zbrazëti. Ka zbrazëti. Plotëson (mbush) një zbrazëti.
  • 5. fig. Ndjenjë e hidhur, e shkaktuar nga një humbje e rëndë, nga një goditje ose nga dëshpërimi; gjendje e keqe shpirtërore që vjen nga mungesa e dikujt a e diçkaje. Ndiente një zbrazëti në shpirt. Kishte një zbrazëti në zemër. Vdekja e shokut i krijoi një zbrazëti të madhe.
  • 6. fig. Mungesë idealesh, qëllimesh e synimesh të shëndosha për jetën. Zbrazëti politike (shpirtërore, morale).