zbardhues
Appearance
ZBARDHUES m.
- Ai që merret me zbardhjen e pëlhurave, të punimeve të argjendit a të sendeve të tjera në një fabrikë, në një punishte etj., punëtori i zbardhjes. Zbardhuesit e kombinatit.
ZBARDHUES mb.
- 1. Që përdoret për të zbardhur diçka, që mund të zbardhë, zbardhës (për lëndë). Lëndë (tretësirë) zbardhuese. Gur zbardhues. Ka veti zbardhuese.
- 2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Zbardhuesit kimikë.