zbardhem

Nga Wiktionary

ZBARDHEM vetv.

  • 1. Më dalin thinjat, thinjem. Është zbardhur krejt. Sa shpejt u zbardh!
  • 2. krahin. Heq rrobat e zisë, heq zinë. Ajo u zbardh shpejt.
  • 3. shih ZBARDH 9. Pa u zbardhur dita.
  • 4. Pës. e ZBARDH 1-6. U zbardhën malet. Iu zbardh buza (nga frika). U zbardh si pëlhurë nga ethet.
  • Iu zbardhën buzët shih te BUZ/Ë,~A. Kur të zbardhet penda e korbit shih te KORB,~I. Sa të zbardhet penda e korbit shih te KORB,~I.