zatetem

Nga Wiktionary

ZATETEM vetv. bised.

  • 1. Takohem, ndeshem me dikë a në diçka. U zatet me shokun. U zatet në një pemë.
  • 2. Kapem, mbërthehem me dikë; përleshem. U zatetën me armikun. U zatetën fyt për fyt.
  • 3. Mbulohet a mbushet, zihet me diçka (edhe fig.). U zatet mali me borë.
  • 4. Zë vend a ngulem diku (për të luftuar etj.). Shokët u zatetën bri tij.
  • 5. Pës. e ZATET 1-3.