zall

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

ZALL m.

  • 1. Gur i vogël e i lëmuar, që gjendet zakonisht në shtratin e lumit dhe buzë detit a liqenit; gurë të vegjël e rërë që sjell lumi me vete; buza e lumit, e detit a e liqenit me këta gurë, zakonisht e thatë, zallishtë. Zall i rrumbullakët. Zaje të bardha. Zall lumi. Gur zalli. Shtresë zalli. Sjell zall (lumi). Rrinte në zall. E shtroi me zall (me zaje).
  • 2. ~LLE, ~LLET vjet. Breg uji (lumi, deti, liqeni etj.). Zalli i detit (i oqeanit). Nga një zall në zallin tjetër. Doli në zall.
  • Zall me zall kudo, në të gjitha anët; lart e poshtë. Gjallë e në zall shih te GJALLË. E la në zall e la pa ndihmë, pa përkrahje e pa kujdesje, e la ngushtë, e la në të keq. Mbeti në zall mbeti pa ndihmë e pa përkrahje, mbeti ngushtë, mbeti në të keq. Mbeti si guri në zall (në ujë, në lumë) shih te GUR,~I. Mbeti si peshku në zall (pa ujë) shih te PESHK,~U.