zakon

Nga Wiktionary

ZAKON m.

  • 1. Mënyrë veprimi, sjelljeje etj., që është ndjekur e është përsëritur vazhdimisht nga dikush; shprehi e fituar nga përsëritja e vijueshme e një veprimi, e cila ruhet për një kohë të gjatë. Zakon i mirë (i keq, i dëmshëm). Sipas zakonit si zakonisht. E ka (e bëri) zakon. E preu (e hoqi) atë zakon.
  • 2. Rregull a normë në mënyrën e jetesës (në sjelljen, në veshjen, në marrëdhëniet shoqërore etj.), që është vendosur historikisht e zbatohet si ligj i pashkruar nga një popull, nga një fis, nga një klasë a shtresë shoqërore etj. dhe që trashëgohet brez pas brezi; vet. doke. Zakone të reja (përparimtare, socialiste). Zakone të vjetra (të dëmshme, konservatore, prapanike). Zakone fisnore (patriarkale, kanunore). Zakonet e vendit. Zakonet e dasmës (e lindjes, e vdekjes). Burrë (plak) zakoni burrë (plak) që ndjek zakonet e vjetra. Forca e zakonit. Doke e zakone. Thyen (shkel, prish, zhduk) zakonet. Si e do (si është) zakoni. Nuk e kanë zakon.
  • 3. hist. Kanun. Sipas zakonit.
  • 4. vet. Të përmuajshmet e grave.
  • Ujku qimen ndërron, por zakonin s'e harron shih tek UJK,~U 1.