zagar

Nga Wiktionary

ZAGAR m.

  • 1. Qen gjahu, langua. Zagar lepujsh. Zagar puple zagar për gjuetinë e shpendëve të egra. Lehja e zagarëve. E ndoqën (e rrethuan, e kapën) me zagarë. Ndërseu zagarët. Sillej rrugëve si zagar.
  • 2. fig. përb. Shërbëtor i bindur e i përulur i dikujt, vegël besnike e të zotit, laro. Zagarët e beut.
  • 3. thjeshtligj., shar. Burrë a djalë që sillet rrugëve kot dhe bredh pas femrave; rrugaç. Zagar rrugësh.
  • Mbeti (ra) si zagari (si ujku) në thekër shih tek UJK,~U I.