xixëmon

Nga Wiktionary

XIXËMON jokal.

  • 1. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Ndiej të më shkojnë miza nëpër trup, më mizëron trupi. I xixëmon trupi.
  • 2. Më shpon a më sëmbon; më rreh, më lufton (për plagën, për lungën etj.). I xixëmonte plaga. I xixëmon i thati. I xixëmonte në ijë.
  • 3. Lëshon xixa, xixëllon. Xixëmon zjarri.