Jump to content

xhan

Nga Wiktionary

XHAN m. bised.

  • 1. edhe fig. Shpirt. I dhemb xhani. I këputet (i digjet) xhani. I mori xhanin. I qan xhani. I plasi xhani. I doli xhani
  • a) vdiq;
  • b) vuajti shumë, u mundua shumë për të bërë diçka, i doli shpirti.
  • 2. përk. Përdoret kur i drejtohemi një të vogli ose një njeriu të dashur me përkëdheli; shpirt, zemër. Xhan i nënës (i motrës)! Mos qaj xhan!.
  • E bëj xhan fëm. E përkëdhel, e puth dhe e përqafoj. E kam xhan fëm. e dua shumë, e kam shpirt.