Jump to content

vjel

Nga Wiktionary

VJEL kal.

  • 1. Këput e mbledh rrushin a pemë të tjera; mbledh prodhimin e disa bimëve (si duhani, pambuku, misri etj.). Vjel rrush (mollë, dardhë, fiq). Vjelin pambukun (duhanin, misrin). Volën vreshtat. Vjelin prodhimet. Vjelin të vonat. Vjel me dorë.
  • 2. Mbledh detyrimet etj. nga dikush tjetër (zakonisht në vendet ku ka taksa). Vilnin taksat (tatimet). Vilnin detyrimet (fitimet).
  • 3. Shënoj e nxjerr pjesët, fjalët a shprehjet që më duhen ose që më interesojnë më shumë nga një libër a nga një botim tjetër. Voli shkrimtarët e Rilindjes. Vjel gazetën. Vjel fjalët. gjuh.