virgjër
Appearance
VIRGJËR mb.
- 1. Që nuk ka pasur kurrë marrëdhënie seksuale me dikë; i paprekur, i pacenuar (zakonisht për vajzat). Vajzë e virgjër.
- 2. Që shquhet për ndershmëri, çiltëri e pastërti shpirtërore; i padjallëzuar, i papërlyer; i pastër, i dëlirë. Ka zemër të virgjër. Me shpirt të virgjër.
- 3. Që është ashtu siç e ka bërë natyra, që ende nuk ka vënë dorë njeriu mbi të, që nuk është përdorur; i paprekur, i pashfrytëzuar; i palëruar, i papunuar. Pyje të virgjëra. Tokë e virgjër.
- 4. Përd. em. f. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.