veshkë

Nga Wiktionary

VESHKË f.

  • Secila nga dy pjesët e organit ku përftohet ujët e hollë, që kanë trajtën e një fasuleje të madhe dhe që ndodhen në të dy anët e shtyllës kurrizore, afër mesit, te njeriu e te kafshët; ky organ i disa kafshëve që përdoret si ushqim. Veshkë e sëmurë. Ka gurë në veshka. Operoi (hoqi) një veshkë.
  • Si veshka në mes të dhjamit shih te DHJAM/Ë,~I. Veshkë artificiale mjek. aparat i ndërlikuar, që bën punën e veshkës kur këtë e operojnë ose kur është e sëmurë.