verem

Nga Wiktionary

VEREM m. mjek.

  • Sëmundja e tuberkulozit. I ngjiti veremin. U sëmur nga veremi. Vdisnin nga veremi.
  • U bë verem
  • a) u hidhërua shumë, u bë helm;
  • b) u mërzit shumë, i plasi shpirti. I hyri veremi për dikë a për diçka
  • a) u merakos shumë për dikë a për diçka;
  • b) e deshi aq shumë dikë sa u sëmur. I futi (i shtiu) veremin dikujt shih te FUT.