venit

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

VENIT kal.

  • 1. E bëj diçka që të fishket e të thahet, fishk. Vapa i veniti lulet.
  • 2. E bëj dikë që të humbasë njomësinë, forcën, gjallërinë dhe shëndetin; e bëj që të zbehet në fytyrë, të dobësohet e të tretet.
  • 3. E bëj diçka që të humbasë ngjyrën, shkëlqimin, dritën etj., e bëj që të zbehet e të shuhet dalëngadalë (dritën, zjarrin etj.).
  • 4. fig. E bëj dikë që të humbasë ndikimin a rëndësinë; e dobësoj dhe e shuaj a e zhduk diçka ca nga ca. Ia veniti shpresat.