veç
Appearance
VEÇ
- I. ndajf.
- 1. Ndaras nga tjetri a nga të tjerët, jo bashkë me tjetrin a me të tjerët; pa njëri-tjetrin, larg nga njëri-tjetri; vetëm. Rri (fle, ha) veç. U nda veç. Punon veç. I vuri veç (veç e veç).
- 2. Mënjanë, veçan. E thirri veç dhe ia tregoi. Hoqi veç ca bukë.
- 3. Ndryshe. Është veç nga të tjerët ai.
- II. parafj. Me përjashtim të.. . , përveç. Veç atyre... Veç kësaj... Veç anëve të tjera... S'dua gjë tjetër veç asaj.
- III. lidh. Përdoret për të lidhur dy gjymtyrë ose dy fjali të një fare, prej të cilave njëra shpreh kundërshtim a kufizim për atë që thuhet në tjetrën; vetëm, vetëm se, po, por, mirëpo. Foli mjaft mirë, veç pak shpejt. Mirë e the, veç nuk e kuptoj pse po e përsërit.
- IV. pj.
- 1. Përdoret për të veçuar një fjalë, një togfjalësh a një fjali ose për të kufizuar kuptimin e tyre; vetëm. Ka mbaruar veç shkollën e mesme. Mbante veç një këmishë në trup. E ushqente veç me kos. Veç sa e preka pak.
- 2. Përdoret në fjalitë dëshirore e urdhërore për të theksuar a për të përforcuar më shumë dëshirën, miratimin që shprehim për diçka ose urdhrin; vetëm. Veç ta shihja edhe një herë! Veç shko! Veç laje mirë! Mos harro veç! Veç mos (në mos) ardhtë! Veç të arrijmë sa më parë!
- 3. Për pak, gati. Veç sa nuk ra. Veç sa s'ia dha të qarit.
- Veç të tjerave ndër të tjera, midis së tjerash. Jo veç, po ...jo vetëm kaq, por ... Ha bukë veç (veçan) të tjerëve është më i mirë se të tjerët, dallon nga të tjerët.