varfëri

Nga Wiktionary

VARFËRI f.

  • 1. Të qenët i varfër, gjendja e atij që është i varfër; mungesë e mjeteve më të nevojshme për jetesë. Varfëri e madhe. Jetonte në varfëri. Ra në varfëri. Shpëtoi nga varfëria. E kishte nga varfëria. E zhdukëm varfërinë.
  • 2. Të qenët jopjellor a joprodhues. Varfëria e tokës.
  • 3. Mungesë e diçkaje të dobishme në sasinë e nevojshme, të qenët i pamjaftueshëm. Varfëria e ushqimit.
  • 4. fig. Mungesë vlerash mendore e shpirtërore; të qenët me përmbajtje të varfër. Varfëri mendore. Varfëria shpirtërore.
  • 5. përmb. vjet. Tërësia e njerëzve të varfër, të varfrit. U mblodh varfëria.