vare

Nga Wiktionary

VARE I f.

  • 1. Çekan i madh prej metali, që përdoret për të thyer gurë të mëdhenj ose për të rrahur hekurin e skuqur në zjarr. I bien shkëmbit me vare. E goditi (e theu) me vare. Rëndon si vare.
  • 2. Tokmak druri që përdoret për të thyer plisat në arë.
  • 3. përd. mb. Shumë i rëndë, plumb; shumë i fortë. Ishte vare. E kishte grushtin (dorën) vare.
  • 4. përd. ndaj. Shumë, plumb (zakonisht me mbiemrin i rëndë). I rëndë vare.
  • E ka kokën vare është shumë kokëfortë.

VARE II f.

  • Vend i pjerrët e pa bimësi në një mal, shpat mali i zhveshur.