vanilje

Nga Wiktionary

VANILJE f.

  • 1. bot. Bimë barishtore kacavarëse e vendeve tropikale, që bën fryte në trajtë bishtaje të gjatë e të hollë dhe me erë të këndshme; fryti i kësaj bime. Bishtajat (kokrrat) e vaniljes.
  • 2. Pluhur i bardhë si kristal, me erë të këndshme, që nxirret nga fryti i kësaj bime dhe që përdoret për t'u hedhur ëmbëlsirave ose në parfumeri. Çokollatë me vanilje. Akullore me vanilje.