uzinë

Nga Wiktionary

UZINË f.

  • Ndërmarrje e madhe industriale e mekanizuar, ku prodhohen mjete prodhimi a makineri ose ku përpunohet lëndë e parë. Uzinë mekanike (gjeologjike). Uzina e rafinimit. Uzina e telave. Uzina e automobilave. Uzina e pambukut. Uzina e shkrirjes së çelikut (së bakrit). Uzina e petëzimit të metaleve. Uzina e plehrave azotike. Uzina e veglave të përpikërisë së lartë. Uzina e prodhimit të pjesëve të këmbimit. Punëtorët e uzinës. Oxhakët e uzinës. Repartet e uzinës. Ndërtuan një uzinë. Punon në uzinë.