ushqehem

Nga Wiktionary

USHQEHEM vetv.

  • 1. Përdor diçka si ushqim, ha ushqim. Ushqehet me bukë gruri. Ushqehet me bar me (mish). Ushqehej mirë (keq).
  • 2. vet. veta III. Merr lëndët e nevojshme për t'u mbajtur gjallë a për t'u zhvilluar (një organizëm ose një pjesë e tij). Bima ushqehet me ujë. Truri ushqehet me gjak.
  • 3. Siguroj mjetet e nevojshme për jetesë, mbahem. Ushqehen me punën (me djersën) e vet. Ushqehet me krahët e vet.
  • 4. vet. veta III. Merr diçka të nevojshme për t'u venë në lëvizje ose për t'a përpunuar; përdorë si lëndë të parë (për një mekanizëm, makinë, fabrikë etj.); ka si burim merr ujë nga një burim i caktuar. Ushqehet me energji. Ushqehet me dru (me qymyr). Ushqehet me ujë. Ushqehet me rrymë të vazhdueshme. Drini ushqehet nga liqeni. Liqeni me ujin e disa lumenjve.
  • 5. fig. Rritem dhe edukohem me diçka; marr vazhdimisht diçka që më ndihmon për t'u brumosur ose për t'u zhvilluar. Ushqehemi me mësime. Ushqehemi me ide përparimtare (me ideologjinë marksiste). Ushqehet me ndjenjën e dashurisë për atdheun. Ushqehet me gjak të ri.
  • 6. fig. E mbaj veten me diçka që zakonisht nuk mund të plotësohet. Ushqehet me ëndrra (me përralla, me iluzione).
  • 7. Pës. e USHQEJ 1-8. Ushqehet nga e ëma (nga i ati). Të mos i ushqehen tekat.