uruar

Nga Wiktionary

URUAR mb. bised.

  • 1. Që ka sjellje të mira; që është i mbarë dhe i dëgjueshëm. Fëmijë i uruar
  • 2. Që ka marrë uratën; që pastë uratën, i bekuar. Paç të mira, moj bijë e uruar! Qofsh i uruar!
  • 3. Që i ka të gjitha të mirat, i begatë. Vend i uruar.
  • 4. euf. Që nuk është i mbarë e i pëlqyeshëm, që nuk e duam; që të mundon; që dëshirojmë të jetë i mirë, e i mbarë; i bekuar. Ky i uruar shi e prishi fare. Ajo raki e uruar e mori në qafë.
  • 5. euf. përd. em. sipas kuptimit 4 të mbiemrit. E do shumë të uruarin. Ç'u bë i uruari? Më këputi, i uruari. Mos andej, moj të uruara!