ujor

Nga Wiktionary

UJOR mb. libr.

  • 1. Që ka të bëjë me ujin, që lidhet me ujin, ujit; që bëhet në ujë. Mjedis ujor. Shtresë (masë) ujore. Sipërfaqe ujore. Rrjedh (rrymë) ujore. Pengesë ujore. Regjimi ujor. Kufiri ujor. Rrugë ujore. Lundrim (transport) ujor. Pasuritë ujore. Ekonomia ujore tërësia ujërave të një vendi, që kanë rëndësi për ekonominë.
  • 2. Që ka veti të ngjashme me ato të ujit, që është në gjendje të lëngët; që ka ose që përmban shumë ujë, i ujshëm. Tretje ujore. Lëndë ujore.
  • 3. Që rritet a që jeton në ujë. Bimë (bimësi) ujore. Shpend ujor. Kafshë ujore.
  • 4. Që ka të bëjë me ujitjen; që shërben për të ujitur, ujitës. Ndërtime ujore. Kanale ujore. Rrjet (sistem) ujor. Vepra ujore. Përmirësimi ujor.