ujdisem

Nga Wiktionary

UJDISEM vetv. bised.

  • 1. Vishem e rregullohem sa më mirë për t'u dukur më i hijshëm, stolisem, zbukurohem. Ujdiset bukur. U ujdis për nuse. Ujdiset e stoliset.
  • 2. fig. Merrem vesh me dikë, jam në një mendje me të; mënjanoj çdo mosmarrëveshje; bie në ujdi. U ujdisën bashkë.
  • 3. Shëndoshem e zbukurohem, rregullohem; kund. prishem. Sa qenka ujdisur!
  • 4. fig. E marr veten mirë nga gjendja; rregullohem. Jemi ujdisur mirë.
  • 5. Pës. e UJDIS 1-4.