ugar

Nga Wiktionary

UGAR m.

  • 1. Tokë e punuar, por e pambjellë; tokë e bërë gati për të mbjellë; tokë e papunuar, e lënë djerr për një ose dy vjet. Ugar i zi. bujq. tokë e punuar, por që nuk mbillet për një vit. Ugar i bardhë. bujq. tokë e papunuar, e lënë djerr për disa vjet. Ugaret e kooperativës. Balta e ugarit. Plisat e ugarit. Era e ugarit. Bëjnë (ngrenë) ugar punojnë tokën, lërojnë. Kaloi (shkeli) mbi ugar. E lanë për ugar. Si më ha barin, më puno ugarin. fj.u. thuhet kur këshillohet dikush që t'i përgjigjet plotësisht me punë pagës që i jepet.
  • 2. Punimi i parë i tokës. Ugari i janarit, vlaga e beharit (misri i hambarit). fj.u.
  • 3. Përd. mb. sipas kuptimit 1 të emrit. Tokë ugar.
  • 4. si mb. I punuar, por i lënë pa mbjellë; i lënë pa punuar. Tokë ugare.
  • E bëri ugar një punë e rregulloi një punë, bisedoi dhe u mor vesh që më parë për një punë, e vuri në vijë diçka. Si kau në ugar shih te KA,~U. Një këmbë në qerëse, një në ugar shih te QERËS/E,~JA.