udhëtar

Nga Wiktionary

UDHËTAR m.

  • 1. Ai që bën një udhëtim për të shkuar në një vend tjetër, zakonisht të largët; ai që është në udhë e sipër; ai që udhëton me një mjet. Udhëtar i largët (nga vise të largëta). Udhëtarët e trenit. Agjencia e udhëtarëve. Tren (vagon) për udhëtarë. Lëvizje e udhëtarëve. Transporti i udhëtarëve. Automjet për udhëtarë.
  • 2. Ai që bën udhëtime të gjata për të njohur ose për të zbuluar vende të tjera. Udhëtar i shquar (i njohur, i dëgjuar).