udhërrëfyes

Nga Wiktionary

UDHËRRËFYES m.

  • 1. Ai që i tregon dikujt rrugën nga të kalojë, ai që shoqëron dikë duke i treguar drejtimin; udhëheqës. Udhërrëfyesi i alpinistëve. Udhërrëfyesi i batalionit. Mori një udhërrëfyes. U bë udhërrëfyes. Shkojnë pas udhërrëfyesit.
  • 2. Libër që përshkruan një vend (një shtet, krahinë, qytet etj.), që flet për veçoritë e tij, për bukuritë natyrore, për rrugët, për historinë e tij etj. dhe që përmban edhe të dhëna të tjera të dobishme për ata që e vizitojnë këtë vend. Udhërrëfyes për turistët. Udhërrëfyes për të huajt. Botuan një udhërrëfyes.
  • 3. fig. Diçka që tregon rrugën nga duhet kaluar ose zgjidhjen e drejtë për të arritur një synim; dikush ose diçka që na hap rrugën e drejt një qëllimi ose drejt së ardhmes, fener ndriçues. Udhërrëfyes i pagabueshëm (i sigurt, i përhershëm). Udhërrëfyesi më i mirë. Udhërrëfyesi i jetës. Udhërrëfyes në punë. E ka udhërrëfyes. Është ( u bë) udhërrëfyes. Shërben si udhërrëfyes.

UDHËRRËFYES mb.

  • 1. Që shërben për t'i treguar dikujt udhën nga të kalojë. Libër udhërrëfyes. Shenjë udhërrëfyese.
  • 2. fig. Që tregon rrugën nga duhet kaluar, që na hap rrugën drejt një qëllimi ose drejt së ardhmes; që ndihmon për të gjetur rrugën ose zgjidhjen e drejtë. Yll udhërrëfyes. Pishtar udhërrëfyes. Fill udhërrëfyes. Mësime (ide) udhërrëfyese.