udhëheqës

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

UDHËHEQËS m.

  • 1. shih UDHËRRËFYES, ~I 1. Udhëheqësi i alpinisteve. Udhëheqësi i fluturimit. av. ai që drejton fluturimin e aeroplanëve. Mori një udhëheqës. Shkojnë pas udhëheqësit.
  • 2. Ai që drejton nga ana ideologjike e politike një vend, një parti, një klasë ose një lëvizje shoqërore, prijës. Udhëheqës politik (ideologjik). Udhëheqës i madh (i urtë, i shkëlqyer, i shquar, largpamës). Udhëheqës i shtetit, i popullit. Udhëheqës i proletariatit.
  • 3. Ai që organizon e drejton veprimtarinë e një organizate, të një ndërmarrje a institucion, të një rrethi, të një grupi njerëzish etj.; që kujdeset për mbarëvajtjen ose për përparimin e dikujt a të diçkaje, ai që drejton një punë e që jep udhëzimet kryesore, drejtues. Udhëheqës artistik. Udhëheqës shkencor. Udhëheqës pionierësh (i pionierëve). Udhëheqës i çetës i kompanisë. Udhëheqësi i praktikës (i diplomës). Udhëheqësi i rrethit. Udhëheqësi i punimeve. Udhëheqësi i ekspeditës (i kërkimeve).
  • 4. Ai që është në krye të një ushtrie. Udhëheqës ushtarak.

UDHËHEQËS mb.

  • 1. Që merret me organizimin e me drejtimin e veprimtarisë së një organizate, të një ndërmarrjeje a institucioni, të një rrethi, të një grupi njerëzish, të një lëvizjeje shoqërore etj.: që lidhet me drejtimin e punës në një fushë të caktuar, drejtues. Organ (forum) udhëheqës. Shtabi udhëheqës. Kuadro udhëheqëse. Punë udhëheqëse. Ka aftësi udhëheqëse.
  • 2. fig. Që tregon rrugën për të arritur një qëllim, që shërben si udhëheqje. Parim (flamur) udhëheqës. Parullë (ide) udhëheqëse. Klasë (forcë) udhëheqëse. Kokë udhëheqëse.
  • 3. fig. Që vjen në radhë të parë nga rëndësia, që është më i rëndësishmi, kryesor. Degë udhëheqëse e ekonomisë.