tutje-tëhu

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TUTJE-TËHU

  • I. ndajf.
  • 1. Andej e këtej; në të gjitha anët, në të gjithë vendin; poshtë e lart, poshtë e përpjetë. Ecte (shkonte, bridhte) tutje-tëhu. Endej (sillej) tutje-tëhu. I shpërndarë tutje-tëhu. Më ranë këmbët tutje-tëhu.
  • 2. fig. Poshtë e lart, poshtë e përpjetë. Flet tutje-tëhu. Ka hapur fjalë tutje-tëhu. Zihet në gojë tutje-tëhu se...
  • 3. Që në atë kohë e këtej, që shumë kohë më parë, që para shumë kohësh. Kështu ka qenë tutje-tëhu. Përmendet tutje-tëhu.
  • 4. Aty-këtu, ndonjëherë, rrallë e tek. Tutje-tëhu u bënin qejfin edhe atyre.
  • II. parafj. Përdoret me një emër të rasës rrjedhore me kuptimin «në të gjitha anët, nga njëri skaj në tjetrin, tejendanë». Tutje-tëhu fushës. Tutje-tëhu dhomës.