tronditur

Nga Wiktionary

TRONDITUR mb.

  • 1. Që ka lëvizur nga vendi, është çarë a është dëmtuar nga tërmeti. Shkëmb i tronditur. Urë e tronditur.
  • 2. fig. Që ndodhet në një gjendje të rëndë shpirtërore për shkak të një fatkeqësie, të një lajmi të keq e të papritur a të diçkaje tjetër të hidhur; shumë i hidhëruar, i turbulluar në shpirt, shumë i shqetësuar. Me zë të tronditur. Foli (pyeti) i tronditur. Ishte i tronditur. Shikonte i tronditur. U ngrit i tronditur.
  • 3. fig. I lëkundur, i dëmtuar rëndë; i prishur. Marrëdhënie të tronditura.