trokë

Nga Wiktionary

TROKË f.

  • 1. Truall, dhe; shesh i vogël e i zhveshur, zakonisht me dhe të ngjeshur. U ul në trokë. Fshiu trokën.
  • 2. përd. mb. Shumë i thatë, i terur; fare pa lagështirë. U bë kopshti trokë. Rrobat u thanë, u bënë trokë.
  • 3. përd. mb. fig. I zhveshur, fare i zbrazët, pa asnjë gjë brenda (pa ushqime, pa orendi etj.). E kishte shtëpinë trokë.
  • 4. përd. mb. I fëlliqur, keq me pluhur a me baltë. Shkundi, se je bërë trokë! Ishin bërë fëmijët trokë.
  • 5. përd. mb. I grisur, zhele-zhele, copë-copë. Copë e trokë. Trokë se trokë ishim.
  • Ishte (bërë) trokë
  • a) ishte i varfër, s'kishte asgjë; ishte pa asnjë dysh në xhep;
  • b) keq. ishte dehur keq, ishte bërë tapë. Është trokë nga mendja keq. nuk i hyn gjë në kokë, nuk merr vesh, është i trashë, s'ka gjë në kokë, e ka kokën fare bosh.