triskë

Nga Wiktionary

TRISKË f.

  • 1. Fletë e vogël, e ndarë në lata, ku shënohet sasia e ushqimeve, e druve, e qymyrit, e artikujve të veshmbathjes etj., që mund të marrë njeriu a familja (në sistemin e shpërndarjes me normë të caktuar). Triska e bukës (e ushqimeve). vjet. Triska e druve. Triskë vajguri. Merrnin (bukë, veshmbathje) me triska. S'ka më triska. U hoqën triskat.
  • 2. vjet. Dokument për anëtarësinë në një organizatë ose për lidhjen me një detyrë; teserë. Triska e Frontit. Triskë studenti.