trim

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

TRIM m.

  • 1. Ai që është guximtar e i patrembur në luftë ose përpara çdo rreziku a vështirësie, që nuk ka frikë e nuk thyhet para asgjëje; ai që nuk di ç'është frika, që nuk i trembet syri. Trim i rrallë. Trimat e nënave. Trimat e motit. Trimat partizanë. Trim me fletë trim i madh, njeri shumë i zoti që qan përpara pa iu trembur vështirësive. Trim mbi trima trim i madh. Trimat e dheut trimat e fortë. Trim për vdekje e për tokë. Trim që s'ka frikë as nga vdekja. Trim e bir trimash. Këngë trimash. Udhë timash udhë e vështirë dhe e rrezikshme, por e lavdishme. Luftoi si trimat. Trimat nuk dorëzohen. Trimi i mirë me shokë shumë. fj. u. Trimi i mirë në luftë njihet. fj. u.
  • 2. bised. Djalë i rritur; burrë. Trim i ri. Ku është trimi? Trimat kanë shkuar për gjah.
  • 3. vjet. Burrë i armatosur që i shkonte pas një beu, një pronari të madh a një njeriu me pushtet, për ta ruajtur; burrë i armatosur që ngarkohej e paguhej nga fshati për ta ruajtur. Trimat e beut. Trimi i fshatit.

TRIM mb.

  • Që është guximtar a i patrembur, që nuk ka frikë e nuk thyhet para asgjëje, që nuk di ç'është frika, që s'i trembet syri. Burrë trim. Grua trime. Partizanët trima.