trekëndësh

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TREKËNDËSH m.

  • 1. gjeom. Figurë gjeometrike, që ka tri brinjë e tre kënde. Trekëndësh barabrinjës (dybrinjënjëshëm). Trekëndësh kënddrejtë (këndngushtë). Sipërfaqja e trekëndëshit. Baza (lartësia) e trekëndëshit. Kulmet e trekëndëshit.
  • 2. Send a pjesë e diçkaje që ka tri brinjë dhe tre kënde ose një trajtë të tillë a të ngjashme. Trekëndëshi i murit ballësor të çatisë. Formojnë një trekëndësh. Heq vija me trekëndësh heq vija me një vijore me tre brinjë. Topi përfundoi në trekëndëshin e portës. sport.
  • 3. elektr. Lidhje kryesore në aparatet elektrike me rrymë të ndryshueshme trefazore. Lidhje në trekëndësh.

TREKËNDËSH mb.

  • Që është me tre kënde, që është si trekëndësh. Kapelë trekëndëshe. Limë trekëndëshe. Shami trekëndëshe. Bazë trekëndëshe. gjeom.