trekëmbësh

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TREKËMBËSH m.

  • 1. Tre trarë të mbërthyer në një kulm a shtyllë me një kthesë sipër dhe me një litar, në të cilin varen të dënuarit me vdekje. Ngritën një trekëmbësh. E çuan (e varën) në trekëmbësh. Qëndroi si burrat përpara trekëmbëshit.
  • 2. Mbajtëse e përbërë nga tri këmbëza të hapura anash e të mbërthyera sipër në një vend, që shërben për të mbështetur në të një armë, një pajisje a diçka tjetër. Trekëmbëshi i mitralozit. Trekëmbëshi i aparatit fotografik.