togë

Nga Wiktionary

TOGË f. hist.

  • Tufëz ose xhufkë me qime nga bishti i kalit, që e mbanin pashallarët si shenjë dalluese të gradës së tyre. Pasha me tri tuga.

TOGË I f. usht.

  • Njësi e vogël ushtarake në përbërje të kompanisë, e ndarë në dy deri në katër skuadra. Togë këmbësore. Toga e zbulimit. Komandanti togës. Mbledh (shpërndaj, stërvit) togën.

TOGË II f. hist.

  • 1. Veshje sipërme e gjatë, zakonisht e bardhë, që mbanin qytetarët; zyrtarët lartë e priftërinjtë në Romën e lashtë. Togë me shirit të qëndisur.
  • 2. fig. libr., keq. Mbulesë për të fshehur përmbajtjen e diçkaje ose qëllimin e vërtetë, petk, veshje. Ka veshur togën e marksistit.