thjeshtoj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

THJESHTOJ kal.

  • 1. E bëj më të lehtë për t'u kuptuar, për t'u zbatua, për t'u zgjidhur, për t'u përdorur etj., e bëj më të thjeshtë; kund. ndërlikoj. E thjeshtoi programin.
  • 2. Heq diçka që është e tepërt në një gjë shkarkoj nga gjërat e panevojshme; zvogëloj sasinë e pjesëve a të njësive përbërëse të diçkaje, e bëj më të thjeshtë atë. I thjeshtuan hallkat e aparatit shtetëror. E thjeshtoj projektin e ndërtesës. I thjeshtuan kërkesat. Thjeshtoj shprehjen (formulën). mat. gjej një shprehje(një formulë) tjetër, duke pakësuar numrin e kufizave a të faktorëve, por duke ruajtur po atë vlerë. Thjeshtoj thyesën. mat. gjej një thyesë tjetër me po atë vlerë, por me numërues dhe emërues më të vogël.
  • 3. Thjeshtëzoj.