teshë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TESHË f.

  • 1. vet. Rrobat; veshjet, ndërresat. Tesha të vjetra (të reja). Teshat e shtatit. Tesha pune. Varëse teshash. Lau (hekurosi, bëri gati)teshat. Bleu një palë tesha.
  • 2. vet. Plaçkat e shtëpisë, orenditë. Ka shumë tesha.
  • 3. vet. nj. Qime, plaçkë e vogël a lëmishte, që të hyn në sy. I hyri një teshë në sy.
  • 4. vet. nj. krahin. Agërshak. U thye tesha.
  • 5. vet. hist. Enë balte a sende të tjera, që i viheshin të vdekurit të varr.
  • Shkoi tek teshat shkoi në varr, vdiq. Me tesha e kotesha shih te KOTESHA,~T.