tendencë
Appearance
TENDENCË f.
- 1. Drejtim që dikush e ndjek me paramendim në veprimet, në sjelljet, në mendimet e në pikëpamjet e tij; prirje a drejtim që merr diçka gjatë lëvizjes ose gjatë zhvillimit të saj; prirje, synim. Tendenca politike (konservatore, intelektualiste, shoviniste, lokaliste). Tendenca rehatie (vetëkënaqësie). Tendencat kryesore të zhvillimit historik. Ka tendencë të kundërshtojë (të komandojë).
- 2. art. Përfundim, ku autori i një vepre artistike, sipas gjendjes klasore dhe ideologjisë së tij, synon të të shpjerë me anë të tablove të jetës e të karaktereve të paraqitura në këtë vepër. Tendencë përparimtare. Tendenca reaksionare (armiqësore). Tendenca për të zbuluar heroizmin e masave. Shpreh tendencën e vet. Çdo krijim është bërë me tendencë.