teket

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TEKET jokal.

  • (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më shkrepet për diçka, më vete mendja papritur të kem a të bëj diçka, më hipën trilli; më lind befas një ide, më hipën një dëshirë; ma do qejfi të bëj një gjë, dua medoemos të plotësoj qejfin tim për diçka. Iu tek për mish (për byrek, për kafe). Kështu (ashtu) iu tek. Shkon e vjen kur t'i teket. E bën kur (si) t'i teket. Bën ç'(si) t'i teket. Iu tek të bëhej çiklist. Iu tek të këndonte.