tekanjoz

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TEKANJOZ mb.

  • 1. Që ka shumë teka, me teka; që ka karakterin e një teke, që bëhet me të tekur. Njeri (fëmijë) tekanjoz.. Vajzë tekanjoze. Kafshë tekanjoze. Dëshirë tekanjoze. U bë (është) tekanjoz.
  • 2. fig. Që të mundon kur s'e pret; që të nxjerr të papritura, që shfaqet a që vepron ku s'e pret, kur s'e pret etj. Erë tekanjoze. Dredha (rrugica) tekanjoze.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit (për njerëzit). Tekanjoz i madh.